Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka refuzuar të komentojë mbi spekulimet se ai është duke u larguar nga klubi pavarësisht se çfarë ndodh në finalen e Ligës së Kampionëve.
Inzaghi konfirmoi se do të takohet me drejtuesit e klubit javën e ardhshme për të diskutuar se çfarë rezervon e ardhmja nëse italianët do ta mposhtin Paris Saint Germain apo jo.
Ka thashetheme në Itali se Inzaghit po i ofrohet një pasuri për t’u larguar nga Nerazzurrët dhe për t’u bashkuar me klubin e Ligës Profesionale Saudite, Al-Hilal.
Inzaghi deklaroi: “Sa i përket të ardhmes, do ta shohim pas kësaj finaleje të Ligës së Kampionëve. Do të bisedojmë javën tjetër në një mënyrë shumë të relaksuar”
“E kemi lënë mënjanë zhgënjimin e javës së kaluar. Folëm për atë që ndodhi dhe e dimë që nuk mund të kishim bërë më shumë”.
“Nuk dua që lojtarët të fiksohen me atë që kanë përpara. Duhet të jemi të përqendruar dhe të vendosur në shkallën e duhur”, ka shtuar më tej ai