Sveçla përkujton dyvjetorin e sulmit në Zveçan: Bandat kriminale janë shpartalluar, veriu po frymon ndryshe

by engel

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përkujtuar në orët e vona të enjten dyvjetorin e sulmeve të dhunshme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, të cilat ndodhën më 29 maj 2023 në Zveçan. Ai tha se ato sulme u organizuan dhe u udhëhoqën nga struktura kriminale të dirigjuara nga Beogradi, me qëllim pengimin e kryetarëve të zgjedhur në veri që të merrnin detyrën.

“Sot bëhen dy vite prej kur bandat kriminale, të drejtuara dhe organizuara nga Beogradi, plagosën dhjetëra ushtarë të KFOR-it dhe sulmuan Policinë e Kosovës me qëllim moslejimin e marrjes së detyrës nga kryetarët në katër komunat në veri të vendit. Ngjarja më e dhunshme ndodhi më 29 maj 2023 në Zveçan,” shkroi Sveçla në një postim në rrjetet sociale.

banner

Ministri theksoi se gjendja në veri të Kosovës ka ndryshuar rrënjësisht që atëherë. Ai tha se strukturat kriminale janë shkatërruar dhe se institucionet lokale tashmë funksionojnë normalisht.

“Sot, bandat janë shpartalluar, ndërkohë që kryetarët punojnë normalisht dhe qytetarët marrin shërbimet e nevojshme. Zveçani dhe veriu sot frymojnë ndryshe,” përfundoi Sveçla.

Ngjarjet e 29 majit 2023 mbetën ndër incidentet më të rënda në veri të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë, duke lënë pas dhjetëra të plagosur dhe një përshkallëzim të madh të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Dy vjet më pas, autoritetet kosovare pretendojnë se kanë vendosur rend dhe ligj në pjesët më të ndjeshme të territorit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy