Të paktën 14 të vdekur pas sulmeve izraelite në Gaza

by Nexhat

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, kanë njoftuar sot zyrtarët shëndetësorë atje.

Nga spitali Shifa në veri të Gazës kanë bërë të ditur se u janë sjellë 12 trupa nga kampi i refugjatëve Jabalia, i cili ndodhet aty pranë.

banner

Dy trupa të tjerë dhe nëntë persona të plagosur janë dërguar në spitalin Al Quds në qytetin e Gazës.

Njëri nga të plagosurit është një mjek që punon në atë spital, shkruan aljazeera.

Hamasi ende po shqyrton propozimin amerikan për armëpushim gjersa izraelitët e kanë pranuar.

Ndryshe, lufta e fundit midis Izraelit dhe Hamasit filloi më 7 tetor të vitit 2023. Në këtë ditë, Hamasi organizoi një sulm të papritur, duke hyrë në disa zona të Izraelit dhe kapur pengje

Ky sulm shkaktoi një përgjigje të menjëhershme dhe të fuqishme ushtarake nga ana e Izraelit në Rripin e Gazës, ku deri më tani raportohet se kanë vdekur mbi 50 mijë palestinezë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy