Trump komenton incidentin e Macronit me gruan e tij, i ‘jep këshilla’ presidentit francez: Sigurohu që dera të jetë e mbyllur

by Nexhat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dhënë një këshillë me tone humoristike presidentit francez Emmanuel Macron, pas publikimit të një videoje që u bë virale, ku duket sikur gruaja e Macron, Brigitte, e shtyn atë në fytyrë përpara derës së hapur të një avioni.

“Sigurohu që dera të mbetet e mbyllur”, ka thënë Trump.

banner

Trump e minimizoi incidentin kur u pyet për të më 30 maj gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, raporton US Today,

“Ai është mirë. Edhe ata janë mirë,” tha Trump. “Janë dy njerëz shumë të mirë. I njoh shumë mirë.”

Nga ana tjetër, Macron e cilësoi si “përralla” spekulimin rreth videos me bashkëshorten e tij, duke thënë se pamjet tregojnë çiftin “duke bërë shaka mes tyre.” Videoja është xhiruar pas uljes së avionit të çiftit presidencial në Hanoi, Vietnam, gjatë një turneu në Azinë Juglindore. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy