Valon Syla: Albin Mafia me dy alltia, njonën me ujë, tjetrën me strujë

by informim peje

Aplikimi i Driton Dalipit, vëllait të këshilltarit të Kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, për licencë në tregun e lirë të energjisë, ka ngjallur reagime të ashpra në opinionin publik dhe mediat sociale.

Gazetari Valon Syla ka qenë ndër të parët që ka reaguar publikisht, duke ironizuar dhe kritikuar këtë zhvillim. Ai e cilësoi përfshirjen e afërmve të zyrtarëve të lartë në sektorin e energjisë si një formë të re të klientelizmit. “Albin Mafia, me dy alltia. Njonën me ujë, tjetrën me strujë. Tash edhe këshilltarët (Luan Dalipi) bashkë me miq të Vuk Hamovićit tugjarë të strujës. Runu e tokëzonu,” shkroi Syla në një postim në Facebook, duke shtuar se kjo nuk është më një çështje e fshehur, por e dukshme “edhe prej aeroplani”.

banner

Në anën tjetër, Luan Dalipi ka reaguar përmes një postimi të gjatë në Facebook, duke mbrojtur të drejtën e vëllait të tij për të aplikuar në mënyrë të ligjshme për një licencë. Sipas Dalipit, Dritoni është një afarist me mbi 20 vite përvojë dhe aplikimi i tij është një hap i pavarur, si qytetar i lirë në një treg të liberalizuar.

“Nuk duhet të paragjykohet dikush vetëm për shkak të lidhjeve familjare me një zyrtar të Qeverisë. Dritoni ka të drejtë të konkurrojë si çdo qytetar tjetër,” theksoi ai.

Dalipi mohoi çdo përfshirje apo ndikim të tij në aplikimin e vëllait dhe tha se e gjithë çështja i takon rregullave të tregut dhe konkurrencës së lirë.

Kjo përplasje ndodh në një moment të tensionuar për sektorin energjetik në Kosovë, me vendimin e shumëpërfolur të ZRrE-së për daljen e bizneseve në tregun e lirë nga 1 qershori, që tashmë është përballur me padi nga Dhoma e Tregtisë dhe protesta të ashpra të komunitetit të bizneseve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy