Cakolli: Mbi 300 mijë euro shkuan për deputetët për më pak se dy orë punë efektive

by informim peje

Deputetët e Kosovës po vazhdojnë të paguhen, ndonëse punë efektive nuk janë duke bërë.

Legjislatura e nëntë e Kuvendit po vazhdon të mbetet e pa konstituuar për më shumë se një muaj e gjysmë.

banner

Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka thënë se ndonëse Kuvendi po qëndron i bllokuar për një muaj e gjysmë, deputetët nuk po mërziten për këtë çështje.

Kjo për shkak se ata po vazhdojnë të marrin paga.

“Sepse sot erdhën në seancë me nga 2,600 euro më shumë në xhirollogari. Si kompensim për… 24 dështime radhazi. Pra, në total, mbi 300 mijë euro paga nga taksat e qytetarëve – për më pak se dy orë punë efektive, e pa asnjë vendim të marrë”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy