Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e 30 majit në Prishtinë, ku një burrë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një qeni që kishte hyrë në oborrin e tij.
Rasti është raportuar nga pronari i qenit, i cili është fqinj me të dyshuarin.
Policia ka intervenuar dhe e ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij ka konfiskuar një pushkë gjuetie, pesë fishekë dhe një gëzhojë. Armët dyshohet të jenë përdorur në incidentin në fjalë.
Sipas raportit policor, pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “Posedim dhe përdorim i paautorizuar i armës” dhe “Keqtrajtim i kafshëve”.