“Ecje me Ambasadorin”, Uta Ibrahimi dhe ambasadori Rohde ngjiten në Majën e Konjushkës

by informim peje

Me një grup prej mbi 50 personash, përfshirë pjesëtarë të Divizionit Malor të Ushtrisë Gjermane që shërbejnë në KFOR, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kanë marrë pjesë në ngjitjen e parë të edicionit 2025 të iniciativës “Ecje me Ambasadorin”.

Ata u udhëhoqën nga alpinistja, Uta Ibrahimi, e cila mban rekordin e 14 majave mbi 8,000 metra duke e kulmuar Kangchenjunga, malin e tretë më të lartë në botë.

banner

Në një postim në Facebook, Ambasada Gjermane theksoi se ishte planifikuar edhe një takim në majë me përfaqësues të Ambasadës Gjermane në Shkup, por kushtet e motit nuk lejuan realizimin e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy