Eliza Hoxha kritikon përdorimin e Fakultetit të Arkitekturës për aktivitete partiake të Vetëvendosjes

by informim peje

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar për shfrytëzimin e hapësirave të fakultetit të arkitekturës nga Lëvizja Vetëvendosje për organizim të aktiviteteve të partisë.

Vetëvendosje sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Gruas ku prezent ishte edhe kreu i kësaj partie, Albin Kurti.

banner

Hoxha ka thënë se Fakulteti i Arkitekturës disa herë ka vënë në shfrytëzim hapësirat për Vetëvendosjen.

“Më vjen keq për Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës që tash e sa herë radhazi e vë në shfrytëzim hapësirën e Modeliariumit për aktivitetet partiake të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Hoxha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy