Italia pezullon Gjadrin/ Kasacioni kërkon përgjigje nga Gjykata Evropiane sa i përket emigrantëve

by informim peje

Kampi i Gjadrit në Shqipëri ka risjellë debatet mes qeverisë italiane dhe drejtësisë atje.

Mediet fqinjë raportojnë se ka një kthesë të papritur nga Gjykata e Lartë italiane.

banner

Me dy vendime të reja të paraqitura si çështje paraprake, gjyqtarët italianë i kanë kërkuar Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian të vlerësojë përputhshmërinë e transferimeve dhe ndalimeve të migrantëve në Shqipëri me të drejtën komunitare.

Vendimi pezullon përkohësisht procedurat në pritje të interpretimit nga Luksemburgu, dhe bie në kontrast me një vendim të mëparshëm të 8 majit, ku Gjykata e Lartë i kishte barazuar qendrat e mbajtjes në Shqipëri me ato italiane.

Cassazionie kërkon të sqarohet nëse Direktiva e BE-së për kthimin e shtetasve të vendeve të treta në mënyrë të parregullt pengon zbatimin e ligjit të ri italian i cili lejon dërgimin e migrantëve në qendrën e Gjadrit në bazë të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë – edhe në mungesë të një perspektive të qartë për kthim.

Gjykata kërkon gjithashtu të sqarohet nëse kjo praktikë bie ndesh edhe me Direktivën e BE-së për procedurat e azilit, në rastet kur kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare konsiderohet “e instrumentale”, pra me qëllim të shmangies së dëbimit.

Vendimi ka sjellë reagime të forta nga opozita italiane. Deputeti Angelo Bonelli u shpreh se Ky vendim konfirmon gjithçka që është denoncuar prej kohësh.

Aktualisht në kampin e gjadrit tre anije kanë sjellë klandestinët që u janë refuzuar kërkesat për azil dhe që tashmë presin të rikthehen në atdheun e tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy