Petkoviq-Bislimit: Dialogu zhvillohet Prishtinë-Beograd, jo Kosovë-Serbi

by informim peje

Kreu i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar ndaj një interviste që kreu i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, ka dhënë për mediumin “Deutche Welle”.

Sipas Petkovicit, intervista e Bislimit “është një mashtrim i pastër”.

banner

Petkovic ka thënë se s’është e vërtetë që Ekipi Menaxhues s’ka paraqitur draft-statut për Asociacionin.Politikani serb ka dramatizuar dhe i është kapur zëvëndëskryeminstrit Besnik Bislimi edhe për formulimin që ka përdorur se dialogu po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se sipas Rezolutës së OKB-së, dialogu zhvillohet mes “Prishtinës dhe Beogradit”.

“Është gënjeshtër që dialogu po zhvillohet midis “Serbisë dhe Kosovës” – Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e vitit 2010 vendosi një dialog midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Petkoviq.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy