Presidentja Osmani uron Kroacinë për Ditën e Shtetësisë: “Një miqësi e thellë dhe qëndrueshmëri në partneritet”

by informim peje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur urimet e saj më të përzemërta për Kroacinë me rastin e Ditës së Shtetësisë, përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter), duke nënvizuar lidhjet e ngushta dhe miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve.

“Gëzuar Ditën e Shtetësisë popullit kroat!”, ka shkruar Presidentja Osmani, duke shtuar se mes Kosovës dhe Kroacisë ekziston një miqësi e thellë, e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim të përbashkët ndaj lirisë, demokracisë dhe paqes.

banner

Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së palëkundur që Kroacia i ka dhënë Kosovës gjatë viteve. “Në çdo kapitull të rrugëtimit tonë, Kroacia ka qëndruar përkrah Kosovës, dhe për këtë, mirënjohja jonë është e thellë”, është shprehur Osmani.

Në fund të mesazhit të saj, Presidentja ka shprehur besimin e plotë në forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve. “Jam e bindur se partneriteti ynë do të vazhdojë të forcohet edhe më tej në vitet që vijnë”, ka përfunduar ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy