Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një video që ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit e Gjestit. Në pamjet që janë bërë virale, këngëtari shfaqet në një nga performancat e tij live, por dukshëm në një gjendje jo të zakonshme.
Në video, Gjesti shihet duke kënduar me vështirësi, ndërsa në sfond dëgjohet publiku që e mbështet, por edhe disa të tjerë që shprehin habi. Teksti në video thekson: “Gjesti nuk ka kondicion të këndojë” dhe “Gjesti i dehur nuk arrin të performojë”, duke nënkuptuar se këngëtari ndoshta ka qenë nën ndikimin e alkoolit gjatë performancës.
Fansat janë të ndarë, disa e mbrojnë artistin duke e konsideruar si një moment njerëzor dhe të rastësishëm, ndërsa të tjerë shprehen të zhgënjyer dhe kërkojnë më shumë profesionalizëm në skenë.
Deri më tani, vetë Gjesti nuk ka reaguar për ngjarjen, ndërsa pritet nëse do të japë një deklaratë për të sqaruar situatën.