Podujevë, 30 maj 2025 – Një burrë është arrestuar sot në fshatin Lluzhan të Podujevës, pasi dyshohet se më 28 maj ka vjedhur gjëra me vlerë rreth 75 euro nga një market lokal.
Arrestimi i tij u bë me vendim të prokurorit, pas identifikimit të tij si autor i vjedhjes. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, një mashkull kosovar, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë: “Më 30.05.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti me datën e cekur në një market dyshohet se ka vjedhur gjëra në vlerë rreth 75 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.