Drejtoresha e RTV 21 Afërdita Saraçini- Kelmendi, i ka reaguar ashpër ministres së Ekonomisë në detyrë, Artne Rizvanolli.
Saraçini Kelmendi, ka thnëë se jo vetëm bizneset e mëdha kanë kërkuar të shtyhet kalimi në tregun e hapur, por të të gjitha mbi 50 punëtorë.
Ajo ka shkruar në Facebook për sfidat që i kanë sot bizneset e grave, përfshirë mediat e prodhimet e tyre.
Postimi i fortë i Afërdita Saraçini- Kelmendi:
ARTANE RIZVANOLLI, PO RREN!
Nuk janë vetëm kompanitë e mëdha që po kërkojnë shtyerje të kalimit në tregun e lirë të energjisë!
Janë të gjitha kompanitë me mbi 50 punëtorë!
– Përfshirë bizneset e grave!
– Përfshirë mediat dhe prodhimin e tyre!
– Përfshirë të gjitha ata që ende luftojnë për të mbajtur vende pune gjallë në këtë vend!
Të thuash se “vetëm të mëdhenjtë përfitojnë” është GËNJESHTËR E PASTËR.
Një propagandë e ulët politike. Një tentativë për të mashtruar publikun dhe për të fshehur dështimin!
Deri kur do të luani me jetën e njerëzve?
Deri kur do të gënjeni për të mbajtur pushtetin?
Sa biznese duhet të mbyllen që ju ta quani “reformë”?
Punëtorët që do të mbesin pa punë nuk do t’ju falin!
Qytetarët që do të paguajnë më shumë do të ju mbajnë mend!
Ky është kapitull i zi për demokracinë dhe ekonominë!
Ky është mashtrim.
Kjo është tradhti ndaj votës së qytetarit.
Tradhti ndaj konsumatorit.
Tradhti ndaj Kosovës.
Tradhtarë janë të gjithë ata që e shkatërrojnë këtë vend për interesin e tyre personal apo politik.