Barcelona mund të ketë probleme financiare, por duket se do të kompletojë blerjen e parë të merkatos verore në ditët në vijim.
Nuk është sekret që Barcelona është shumë e interesuar për të firmosur me portierin Joan Garcia nga rivali lokal Espanyol
24-vjeçari u konsiderua gjerësisht si portieri më i mirë në La Liga sezonin e kaluar dhe, pas kësaj, një numër klubesh nëpër Europë kanë shfaqur interes për të – përfshirë edhe skuadrat si Arsenal dhe Manchester City.
Megjithatë, Barcelona është në krye të garës për të nënshkruar me Garcian, pasi Espanyol nuk ka fuqi për ta ndaluar transferimin për shkak të klauzolës së lirimit prej 25 milionë eurosh që ka lojtari
Sipas Fabrizio Romano, negociatat për kushtet personale janë në një fazë të avancuar.
Barcelona është e vetëdijshme për interesin e treguar nga Liga Premier për Garcian dhe duke qenë se nuk mund të konkurrojë financiarisht me skuadrat si Arsenal, Manchester City dhe Newcastle, po shtyn përpara me shpresën që të arrijë marrëveshjen brenda pak ditësh.
🚨🔵🔴 The agreement between Barça and Joan García on long term deal is now very advanced, almost done.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 31, 2025
Negotiations underway with Spanish GK with club confident to get his green light in the upcoming days.
Barça want to get it done asap and anticipate Premier League clubs. pic.twitter.com/xYIGPLyOHp
Transferimi i Garcias do të sjellë largimin e Marc-Andre Ter Stegen
Efekti i drejtpërdrejtë i ardhjes së tij është se kampionët e La Ligas po kërkojnë të shesin kapitenin e skuadrës, Marc-Andre Ter Stegen
Portieri gjerman pritet të jetë portieri i tretë në hierarki sezonin e ardhshëm, pas Garcias dhe Wojciech Szczesnyt, dhe për këtë arsye ekziston dëshira për ta larguar atë shkaku i pages së lartë