Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj, siç thotë, heshtjes së Prokurorisë Publike përballë rasteve të rënda me pasoja shoqërore dhe urbane, duke e cilësuar këtë institucion si “vegël të bindur të pushtetit politik”.
Në një kumtesë për media, BDI thekson se në rasti tragjik në Koçan nuk është thirrur asnjë funksionar partiak si i dyshuar, ndaj sipas tyre kjo tregon për “një drejtësi të dirigjuar dhe të kontrolluar politikisht”
BDI gjithashtu ngriti shqetësimin për ndërtimet pa leje në komunën e Çairit, duke i cilësuar si “krim urban që rrezikon mijëra qytetarë”. Sipas BDI-së, këto objekte janë ndërtuar pa kushte teknike dhe pa infrastrukturë për emergjenca, ndërsa institucionet kompetente vazhdojnë të heshtin.
“Kjo nuk është më drejtësi selektive – është drejtësi e shuar, e orientuar me vetëdije kundër interesit publik. Kur drejtësia hesht aty ku duhet të flasë, ajo bëhet bashkëpunëtore e krimit,” thuhet në kumtesë
BDI kërkon reagim urgjent nga organet e ndjekjes dhe hetimit, si dhe përgjegjësi institucionale për rastet e përmendura