Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka kërkuar nga bizneset që të arrijnë marrëveshje në tregun e hapur.
Ajo ka treguar se çmimi për një megavat sot është 64 euro.
Bajrami ka shkruar se dje në tregun e rregulluar ka qenë 29.6 euro.
Tutje Bajrami tha se Rizvanolli po manipuon sikur të ishte trajnuar katër vjet në Lëvizjen Vetëvendosje.
Reagimi i plotë i Bajramit:
Sot 64 euro, nesër 99 euro, sa do të jetë pasnesër energjia që në treg të rregullur kushton vetëm 29.6 Euro?
Kur kanë shku Artanja e disa të tjerë në LVV, disa kanë mendu që kanë me ndryshu Albinin, por që vjen dita e krejt bëhen si Albini pak kush e ka pritë.
Kqyrne postimin e saj para disa minutave dhe manipuilin për të cilin Artanja është trajnu që katër vjet në LVV.
Paska thanë KEK-u sot po e blen rrymën 64.55 Euro një MWh përmes bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike ALPEX, por nuk po e shpjegon se këtij çmimi dersia të arrij te 1300 ndërmarrjet e përjashtuara i shtohet
– plus kosto e transmisionit apo fitim i KOSTT-it,
– plus kosto apo fitimi i distribucionit KEDS,
– plus kosto apo fitimi i KECOs(se faturimin dhe inkasimin e bën KESCO se s’ka qysh e bën KEK-u),
– plus fitimi për KEK-un se tash drejtorit të ri duhet me ja garantu përformancën.
Pra, çmimi 64.55 euro për MËh nuk është çmimi final i energjisë, por është vetëm ajo që deri dje ka kushtuar 29.6 euro.
Po Rizvanolli duhet me u përgjigjë: Pse KEK-u po blen sot energji në ALPEX me çmim 64.55 euro kur çmimi në HUPX qenka 53.69 euro edhe pse s’po ju tregon ndërmarrjeve a ka KEK-u kontratë afatgjatë për blerje të energjisë apo gjysma e ekonomisë së Kosovës është në mëshirën e tregtarëve e kumbarëve të energjisë. Psh. nesër çmimi mesatar në ALPEX do të jetë 99.87Euro MWh.
Sa do të jetë pasnesër?
Mos harroni se KEK 60 ditë është furnizues i mundësisë së fundit, pas 60 ditëve, mandej kalohet te çmimi deri 260 euro MWh.
Hetim!