Dalja në tregun “e lirë” të energjisë, Lushaku-Sadriu: Nga sot fillon falimentimi i prodhuesve tonë

by Nexhat

Jehona Lushaku-Sadriu, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e sheh të errët perspektivën ekonomike të vendit referuar prodhuesve vendor – një mijë e treqind prej tyre – të cilët nga sot dalin në të ashtuquajturin treg të lirë të energjisë elektrike: treg në të cilin ka vetëm një ofertues, KESCO-n, me çmim tre fish më të lartë: kësisoji çmimet e energjisë duke tejkaluar edhe vendet me ekonomi më të zhvilluara si Holanda apo Franca. Lushaku-Sadru parasheh që “nga sot” nis falimentimi i prodhuesve vendor dhe shembja e ekonomisë së vendit “edhe ashtu e rënduar”.

Postimi i plotë:

banner

BLEJE TËNDEN DIKUR – E SOT, GODITE TËNDEN!

A ju kujtohet kur VV bënte thirrje për prodhime vendore me moton “Bleje tënden”? Gjojase, përkrahje për prodhuesit tanë!

E prej sot, me bekimin e Kurtit dhe qeverisë në ikje, hyn në fuqi shtrenjtimi i energjisë elektrike për prodhuesit vendor.

Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë vendore, që prek çdo produkt që blejmë, çdo tryezë familjare, çdo xhep të qytetarëve.

Nga sot nis rritja e çmimeve për çdo gjë që prodhohet në Kosovë.

Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë.

Nga sot nis shembja e ekonomisë sonë, edhe ashtu të rënduar.

Nga sot rritet barra mbi supet e qytetarëve që mezi po e lidhin muajin me muaj.

Kjo nuk është ndihmë për prodhimin vendor; ky është sabotim!

Kjo nuk është zhvillim; kjo është tradhti ndaj ekonomisë tënde.

Sepse kur godet prodhuesin tënd, godet qytetarin tënd.

Godet vetë shtetin!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy