Foda flet për përballjet me Armeninë dhe Komoret si dhe lojtarët e rinj të ftuar në Kombëtare

by Nexhat

Franco Foda ka thënë se qëllimi i këtyre miqësoreve është përgatitja për ndeshjet e muajit shtator.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës ka deklaruar se në ekipin kombëtar ka eufori të madhe pas kalimit në Ligën B të Ligës së Kombeve.

banner

“Sigurisht që qëllimi kryesor që do t’ia tregoj edhe ekipit, përkundër se janë ndeshje miqësore duhet të fitohen patjetër ato”.

“Momentalisht kemi një eufori pasi jemi ngritur edhe në Ligën e Kombeve në Ligën B dhe tani kemi nevojë që atë energji që e kemi akumuluar ta vazhdojmë tutje”

Foda në fund tha se lojtarët e rinj që janë ftuar do të ftohen sërish nëse do të kenë paraqitje të mira.

“Ne do t’i qasemi ndeshjeve në mënyrën më të mirë të mundshme”

“Kemi ftuar lojtarë të rinj dhe sigurisht që ata nëse do të tregojnë ndeshje të mira do të ftohen sërish”, tha Foda

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy