Grupimi politik i Taravari: Nga mllefi po sulmohet Arben Taravari, shihemi në tetor

by Nexhat

Grupi i i Arben Tarvarit që vetquhet “Aleanca për Shqiptarët” përmes një komunikate për media ka kritikuar qasjen e disa politikanëve ndaj liderit të ASH-së, e që sipas tyre ky veprim ndodh shkaku i frikës nga zgjedhjet e tetorit.

“Njërin s’e zë gjumi — sulmon kryetarin Arben Taravari natën vonë. Tjetri e sheh në ëndërr — çohet herët në mëngjes dhe sulmon kryetarin Arben Taravari. E kuptojmë mllefin dhe presionin nga detyra që kanë marrë me çmimin e të qenit në pushtet. Detyra e tyre është ta sulmojnë sa më shumë kryetarin e vet, sepse i qortojnë “shefat” që u japin njerëz dhe zyra hua nëpër “takime me strukturat”, thuhet në kumtesë

banner

Nga ky grupim pyesin se sa komuna do te marrin vazalët.
“Na tregoni sa komuna do të merni ju, vazal të vazalëve?!

Shihemi në Tetor që është shumë Afër!”, thuhet në komunikatën e e këtij grupi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy