HANI I ELEZIT/ Vula joligjore me emrin e kriminelit serb, ishte ndaluar në vitin 2012-të

by Nexhat

Ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të vulës me emrin e kriminelit serb, Gjeneralit Jankoviq.

Kjo vulë sipas raportimeve po përdoret nga një noter në këtë komunë.

banner

Suma ka thënë se ky emërtim i këtij krimineli është hequr nga përdorimi zyrtar nga viti 2012.

“I bëjmë me dije zyrës së noterisë në Han të Elezit dhe opinionit të gjerë se ky emërtim i këtij krimineli është hequr nga përdorimi zyrtar nga viti 2012 pas presionit që i kemi bërë vazhdimisht të gjitha institucioneve si vendore ashtu edhe atyre ndërkombëtare që nga Çlirimi i Kosovës në Qershorin e vitit 1999 deri në mesin e vitit 2012 kur Kuvendi i Kosovës e ndryshoi edhe me ligj emërtimin e Hanit të Elezit në gjuhën serbe dhe nga ajo kohë Hani i Elezit edhe në gjuhën serbe quhet Elez Han,  andaj përdorimi i vulës së noterit me këtë emërtim të kriminelit Jankoviq është në kundërshtim me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës dhe se Noteri në Han të Elezit menjëherë duhet ta largoj nga përdorimi këtë vulë dhe të nxjerrë vulën e re ku duhet të përdoret emërtimi zyrtar i Hanit të Elezit në të kundërtën do të jemi të detyruar t’ia mbyllim këtë zyrë”, tha Suma në reagimin e tij

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy