Mbrojtësi i Interit dhe Italisë, Francesco Acerbi, ka shpjeguar vendimin për të mos pranuar ftesën nga kombëtarja.
37-vjeçari ka sqaruar arsyet pse ka vendosur të mos pranojë ftesën për t’u bashkuar me kombëtaren italiane për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Norvegjisë dhe Moldavisë, që do të zhvillohen më 6 dhe 9 qershor, duke deklaruar se ndjen se “nuk është pjesë e projektit të kombëtares
Acerbi ishte përfshirë fillimisht në listën e përzgjedhësit Luciano Spalletti për këto dy ndeshje, por ai konfirmoi të dielën se qendërmbrojtësi i Interit ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e skuadrës kombëtare.
Acerbi këmbënguli se vendimi i tij nuk lidhet drejtpërdrejt me humbjen 5-0 të Interit ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën, por më shumë me faktin se nuk ndan të njëjtën vizion me trajnerin Spalletti
Acerbi këmbënguli se vendimi i tij nuk lidhet drejtpërdrejt me humbjen 5-0 të Interit ndaj Paris Saint-Germain në finalen e Ligës së Kampionëve të shtunën, por më shumë me faktin se nuk ndan të njëjtën vizion me trajnerin Spalletti.

Ai ka lënë të kuptohet se ka një mungesë respekti nga ata që “drejtojnë grupin”, mes sugjerimeve se Spalletti fillimisht nuk e kishte në plan ta përfshinte Acerbin në skuadrën kombëtare.
“Pas një reflektimi të thellë, i kam komunikuar trajnerit sot se nuk do të pranoj ftesën për t’u bashkuar me kombëtaren. Nuk është një zgjedhje që e kam marrë lehtë, sepse të veshësh fanellën e Azzurrëve ka qenë gjithmonë një nder dhe burim krenarie për mua”, ka shkruar Acerbi në një postim të gjatë në Instagram të dielën.
“Megjithatë, në dritën e zhvillimeve të fundit, nuk ekzistojnë kushtet për të vazhduar këtë rrugëtim për momentin. Nuk po kërkoj justifikime apo favore, kërkoj respekt. Dhe nëse ky respekt mungon nga ata që duhet të udhëheqin grupin, atëherë preferoj të tërhiqem”.
🇮🇹 Francesco Acerbi shares his decision to refuse a call-up to the Italian National Team on Instagram.
— Inter Xtra (@Inter_Xtra) June 1, 2025
"I don't want to be where I'm no longer wanted, and it's clear I'm not part of the manager's project." ❌ pic.twitter.com/ZdagNzAIe9
“Nuk jam nga ata që i kapen me çdo kusht një thirrjeje. Gjithmonë kam dhënë gjithçka, por nuk do të qëndroj atje ku nuk jam më realisht i dëshiruar, dhe është e qartë që nuk jam pjesë e projektit të kombëtares”.
“Kjo është një zgjedhje personale, dhe siç i thashë trajnerit këtë mëngjes, nuk është një vendim përfundimtar, as i diktuar nga zemërimi apo nga ‘depresioni’ pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve. Është një nevojë për të bërë një hap pas”, përfundoi ai.