Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur me ceremoni shtetërore në Kosovë kreun e shtetit të Antigua dhe Bardubas, Guvernatorin e Përgjithshëm Sir Rodney Williams dhe Zonjën e Parë Lady Sandra Williams.
Ata erdhën në Prishtinë me ftesë të Osmanit.
“Guvernatori i Përgjithshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës si dhe do të jetë pjesëmarrës i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nën udhëheqjen e Presidentes Osmani”, tha Presidenca në një njoftim për media.