Kryediplomati i Shqipërisë, vizitë zyrtare në Qipro dhe në Greqi

by Nexhat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani do të zhvillojë ditët e ardhshme vizitë zyrtare në Qipro dhe në Greqi.

Më datë 2 qershor në Qipro, Hasani do të takohet me homologun qipriot Constantinos Kombos; me Presidentin e Republikës së Qipros, Nikos Christodoulides; Presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, Annita Demetriu; dhe të tjerë përfaqësues të lartë. Në fokus të vizitës në Qipro, do të jetë thellimi i marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të ndërsjellë, si dhe bashkëpunimi rajonal, në Evropë, e më gjerë.

banner

Ndërsa më datë 3 qershor, Hasani do të zhvillojë vizitë zyrtare në Greqi, ku do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, George Gerapetritis.

Në fokus do të jetë intensifikimi i dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik, si dhe nevoja për të avancuar projekte konkrete në dobi të qytetarëve të të dy vendeve.

Në Greqi, Hasani do të pritet gjithashtu nga Presidenti Konstantinos Tassoulas, si dhe do të jetë i ftuar në Institutin ELIAMEP për të referuar mbi stadin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt integrimit evropian

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy