Kurti: Shoqëria bëhet më e mirë, kur fëmijët janë motiv i të rriturve

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar 1 Qershorin, duke thënë se shoqëria bëhet më e mirë atëherë kur fëmijët janë motivi i të rriturve.

“Shoqëria bëhet më e mirë atëherë kur fëmijët janë motivi i të rriturve. Kur e ardhmja që ata janë, nuk trajtohet si diçka e largët që na pret, por si e përditshmja për të cilën kujdesemi dhe përgatitemi. Jo vetëm si prindër e familjarë, por edhe si shtet e qeveri. Për lumturinë dhe harenë që na japin pamasë, u detyrohemi dashuri dhe mbështetje pa kushte”, ka shkruar ai në facebook.

banner

Kurti ka përmendur adaptimin nga niveli qendror në ai lokal të shtesave për fëmijë dhe për nënat lehona.

“Fëmijët tanë kanë nevojë për të ndjerë dorën e shtetit, e dora e shtetit asnjëherë nuk ka qenë më pranë tyre. Le të punojmë bashkë e edhe më fortë që fëmijëve në mbarë vendin t’ua ndërtojmë të ardhmen që ata e meritojnë; të kujdesemi që çdo fëmijë të ketë shtratin e butë e shtëpinë e sigurt, ushqimin e mirë, shkollimin cilësor, të drejtat që u respektohen dhe mundësitë e barabarta”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy