Kusari-Lila: Kosova s’mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake

by Nexhat

Deputetja nga radhët e koalicionit Vetëvendosje dhe Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar në lidhje me bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se vendi nuk mund të mbahet peng i kalkulimeve partiake dhe inateve politike.

Në një postim të gjatë në Facebook, Kusari-Lila kujtoi dinamikën e zhvillimeve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, në të cilat koalicioni LVV-Guxo-Alternativa fitoi 48 ulëse, ndërsa partitë tjera opozitare dolën me numra më të ulët. Ajo theksoi se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme nga koalicioni fitues për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar institucionet, opozita ka penguar vazhdimisht procesin

banner

“Pas gjashtë votimeve të pasuksesshme për zgjedhjen e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit, u propozua që votimi të bëhet i fshehtë, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014. Megjithatë, opozita ka bojkotuar themelimin e komisionit për votimin e fshehtë tashmë 16 herë”, shkruan Kusari-Lila

Ajo akuzon partitë opozitare për bllokim të procesit dhe refuzim të qartë për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve, duke rikujtuar se përpjekjet për arritjen e marrëveshjes janë refuzuar nga LDK edhe më 1 maj, edhe më 5 maj.

Sipas Kusari-Lilës, çështja tani nuk qëndron te kandidatura e Albulena Haxhiut, por te mungesa e kuorumit për votimin e fshehtë që opozita po e pamundëson për herë të 17-të, gjë që sipas saj bie ndesh me aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Qytetarët kanë votuar dhe presin që institucionet të funksionojnë dhe të marrin vendime fuqiplota, jo të zvarriten për shkak të inateve politike dhe mospjesëmarrjes në votime në Kuvend”, përfundon ajo, duke u bërë thirrje opozitës të reflektojë dhe të lejojë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy