“Nuhas përplasje të forta”, paralajmërimi i Kullurit: Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik

by Nexhat

Analisti dhe ish-funksionari i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, ka bërë një parashikim të ashpër dhe shqetësues për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, ai ka theksuar se vendi rrezikon të përfshihet në përplasje të forta mes institucioneve të drejtësisë dhe mazhorancës

banner

Sipas Kullurit, zgjedhjet e 11 majit kanë qenë një dështim i përgjithshëm për të gjitha palët politike. “Në zgjedhjet e 11 majit dështuan të gjithë. Dështoi mazhoranca, dështoi e gjithë opozita. Këto zgjedhje nuk sollën asnjë ndryshim dhe nuk do të përmirësojnë qeverisjen, përkundrazi, do ta përkeqësojnë akoma më shumë,” tha ai.

Ai foli me tone kritike edhe ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve dhe mënyrës së qeverisjes, të cilën e cilësoi si arrogante dhe të pangopur në çdo drejtim – kushtetues, ekonomik, korruptiv dhe në raport me krimin

Kulluri paralajmëroi se viti në vijim do të jetë tejet i vështirë për vendin:

“Pavarësisht fasadave të Ramës, unë pres një vit shumë të vështirë për Shqipërinë. Unë mendoj se do të kemi përplasje të forta.”

Ai theksoi se hetimet ndaj figurave të opozitës, si Sali Berisha dhe Ilir Meta, mund të hapin rrugën për goditje edhe ndaj figurave të Partisë Socialiste, çka sipas tij do të sjellë një “katrahurë” në marrëdhëniet mes mazhorancës dhe drejtësisë.

“Nuhas një përplasje shumë të fortë mes SPAK, GJKKO dhe mazhorancës. Kjo do ta fusë vendin në një krizë të rëndë institucionale, pse jo edhe politike, por edhe sociale,” tha Kulluri.

Ai komentoi edhe arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar reagimin e qeverisë dhe të Bashkisë së Tiranës si një “tentativë për grusht shteti”

“Ka mundësi të çojë në skena shumë më të rënda dhe shumë më problematike dhe në një përplasje institucionale që mund të cenojë mbase edhe rendin publik,” paralajmëroi Kulluri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy