Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një tren doli nga shinat në rajonin Bryansk të Rusisë, natën e 31 majit, si pasojë e shembjes së një ure rrugore, bëri të ditur Guvernatori i Oblastit Bryansk, Alexander Bogomaz
Sipas burimeve ndërkombëtare, në mesin e të lënduarve janë edhe tre fëmijë, ndërsa shoferi i trenit ka ndërruar jetë në vendngjarje
Gazeta britanike The Guardian raportoi se autoritetet hetimore ruse dyshojnë se “shpërthime” kanë shkaktuar rrëzimin e dy urave në rajonet kufitare të Kurskut dhe Bryanskut gjatë natës, duke bërë që trenat të dalin nga shinat, me pasoja fatale për të paktën shtatë persona dhe me shumë të plagosur,
According to the regional governor, the bridge in Bryansk appears to have "collapsed" meaning it failed due to corruption.#OSINT pic.twitter.com/AB63w7rMWq
— OSINT Intuit 🇺🇸 🇨🇦 🇬🇧 🇺🇦 🇮🇱 🇬🇪 (@UKikaski) May 31, 2025
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë dëmet e konsiderueshme që ka pësuar treni pas përplasjes me urën. Mediat njoftojnë se në momentin e incidentit, rreth orës 22:45 sipas orës lokale, në tren ndodheshin gjithsej 379 pasagjerë. Deri tani nuk janë dhënë detaje të tjera mbi shkakun e saktë të shembjes së urës, dhe përmasat e plota të dëmit mbeten ende të paqarta