Një mjek 102-vjeçar, mbajtës rekordi Guinnes, ka zbuluar recetën për jetëgjatësinë. Neurologu Hauard Tucker thotë se stresi është faktori kryesor që shkurton jetën
Shumica e njerëzve ngadalësojnë ritmin me kalimin e moshës, duke ndryshuar edhe stilin e jetesës. Por kjo nuk ka ndodhur për Dr. Howard Tucker.
Neurologu i lindur në Cleveland në SHBA trajtoi pacientë për gati tetë dekada, duke fituar titullin nga Libri i Rekordeve Guinness si mjeku më i moshuar në praktikë, pak para ditëlindjes së tij të 99-të.
Ai vazhdoi të praktikonte mjekësinë deri në moshën 100-vjeçare, duke ndalur vetëm kur spitali ku punonte mbylli dyert në vitin 2022.
Tani 102 vjeç, ka varur përfundimisht përparësen e bardhë, por nuk ka ndalur aspak ritmin.
“Dalja në pension, mendoj se është armiku i jetëgjatësisë,” i tha së fundmi Tucker për emisionin TODAY.
Tashmë i kalon ditët duke ligjëruar për mjekët e ardhshëm në Universitetin Case Western Reserve dhe duke ofruar konsulencë për çështje mjekësore-ligjore, falë diplomës në drejtësi që mori në moshën 67-vjeçare.
Duhet të kesh një qëllim në jetë dhe të zgjohesh në mëngjes duke ditur për çfarë jeton,” shtoi ai.
Është ende “duke kërkuar mundësi” për një tjetër vend pune, edhe pse pranon: “askush s’mund ta marrë në atë moshë”,
Tucker thotë nuk ka asnjë synim të heqë dorë nga ngarkesa e tij aktuale të punës. Por për këdo që mendon të dorëzohet, ai ka një këshillë.
“Nëse dalin në pension nga puna e tyre, duhet të bëjnë të paktën diçka si hobi, qoftë punë komunitare apo aktivitete personale,” tha ai duke shtuar se. “Truri ka nevojë për një stimul çdo ditë.”
Shkenca e mbështet atë. Studimet tregojnë se të kesh një ndjenjë qëllimi, të mësosh vazhdimisht gjëra të reja dhe të angazhohesh në aktivitete që kërkojnë zgjidhje problemesh, krijimtari dhe përqendrim janë thelbësore për të ruajtur mprehtësinë mendore edhe në moshë të madhe.
Me ditëlindjen e tij të 103-të që po afrohet në korrik, Dr. Howard Tucker thotë se nuk e humb kohën duke u shqetësuar për fundin.
Ai është bërë viral në TikTok ndërsa promovon What’s Next, një dokumentar mbi jetën e tij, i prodhuar nga një prej nipave.
