“Ambasadori gjerman, francez e turk janë aktiv”, Hoxha: Po mungon reagimi i SHBA-së për krizën politike në vend

by Nexhat

Analisti politik, Ylli Hocha ka deklaruar se perfshirja e ambasades se Amerikes ne ndonje sygjerim apo reagim ndaj krizes aktuale politike po mungon pavaresisht se ambasadori gjerman, turk apo francez qe po jane tejet aktiv ne kete fushe

Analisti politik Ylli Hoxha ka ngritur shqetësimin për mungesën e angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Në emisionin Debat Plus, Hoxha deklaroi se, ndonëse faktorët ndërkombëtarë janë të pranishëm, roli i SHBA-së po mungon dukshëm.

banner

“Nuk është që nuk po përzihet faktori ndërkombëtar. Por kemi një faktor ndërkombëtar që nuk po përzihet hiq, edhe pse është më i rëndësishëm,” theksoi Hoxha, duke shtuar se ambasadori gjerman, si dhe ambasadat franceze dhe turke kanë qenë aktivë gjatë kësaj krize politike në Kosovë.

Sipas tij, roli i Ambasadës Amerikane ka qenë jashtëzakonisht i zbehtë. “Kryesisht aktivitete të zëvendësshefes, dhe gati problem me gjet një deklaratë të saj për çështjen politike,” tha Hoxha, duke e krahasuar këtë qasje me të kaluarën kur SHBA-ja “ka qenë e para që ka paraprirë dhe ka nxitur reagimin e të tjerëve.”

Hoxha tha se ka pesë muaj prej se Ambasada e Amerikës nuk e ka një ambasador dhe kjo është si “një mangësi” e madhe e SHBA-së në Kosovë.

Ai shtoi se në Kosovë nuk ka “kumtesë” dhe mund të jetë si “vonesë burokratike e ndërrimit të administratës apo mungesa e vëmendjes ë Kosovës, ose edhe si sinjal i pakënaqësisë ndaj vendit tonë”.

“Kemi krijuar varësi diplomatike të madhe nga Amerikanët, aq shumë saqë e kemi kritikuar ashpër ndërhyrjen se është bërë. Dhe duke e bërë si cënim demokratik”, shtoi ai.

Ndryshe, edhe sot deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të konsistiuar mandatet e tyre. Sot ka qenë tentativa e 25-të për konsistuim, por që nuk janë mjaftueshëm vota për votmin e komisionit ad hoc në mënyrë të fshehtë të votimit të Albulena Haxhiut si kandidate për kreun e Kuvendit nga partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy