Avokati Ardian Bajraktari, ka reaguar pas raportimit të Nacionales, lidhur me dorëzimin e disa provave të reja nga Prokuroria.
Ajo ka thënë se kjo situatë është përndjekje.
Postimi:
Kjo që po ndodhë në procesin gjyqësor në Hagë me ish krerët e UÇK-së, është përndjekje, nuk është drejtësi!
Fakti që pas kaq vitesh proces gjyqësor të paraqiten “prova”, e të pranohen si të tilla, në fund të procesit gjyqësor, dëshmon qasje jo profesionale dhe mbi të gjitha qartazi është tentativë për zvarritje të këtij procesi, proces i cili edhe ashtu tashmë është i stërzgjatur.
Qasja e tillë është shqetësuese, nuk ka të bëj më drejtësi, është përndjekje.
Aq më tepër kur kihet parasysh fakti që ish krerët e UÇK-së mbahen në paraburgim, ndonëse kushtet ligjore si dhe praktika e GjEDNj-së, së paku nga fillim prilli i këtij viti, janë plotësuar kushtet për zëvendësimin e masës së paraburgimit me ndonjë masë tjetër më të butë