Deliu për Haxhiun: Në vend që të reflektojë, po viktimizohet duke akuzuar për “gjuhë seksiste” – tentativë për manipulim

by Nexhat

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pasi kandidatja e VV-së, Albulena Haxhiu i ka quajtur “sulme seksiste” deklaratat e opozitës për mosvotimin e saj.

Deliu-Kodra, përmes një postimi në Facebook ka thënë se 25 seanca të Kuvendit kanë dështuar për shkak të mungesës së mbështetjes ndaj Albulena Haxhiut, jo për shkak të gjinisë së saj.

banner

Postimi i plotë:

25 seanca të Kuvendit kanë dështuar për shkak të mungesës së mbështetjes ndaj Albulena Haxhiut, jo për shkak të gjinisë së saj.

Në vend që të reflektojë mbi këtë refuzim politik, ajo po viktimizohet duke akuzuar për “gjuhë seksiste”.

Kjo është vetëm një tentativë e zbehtë për të shmangur përgjegjësitë dhe për të manipuluar opinionin publik. Dhe mbi të gjitha: është mosrespekt ndaj institucioneve që i keni bllokuar për një pozitë personale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy