Dështim i 25-të radhazi në Kuvendin e Kosovës për konstituimin e tij – mungesa e marrëveshjes politike bllokon sërish procesin

by engel

Prishtinë, 2 qershor 2025 – Kuvendi i Kosovës edhe sot dështoi të bëjë hapa përpara në drejtim të konstituimit të tij, duke shënuar kështu dështimin e 25-të me radhë të seancës parlamentare.

Seanca, e cila nisi me praninë e 104 deputetëve, u drejtua nga kryesuesi i përkohshëm i Kuvendit, Avni Dehari. Në hapjen e saj, Dehari informoi opinionin se disa nga partitë kryesore – PDK, LDK, AAK-NISMA dhe Lista Serbe – nuk kishin propozuar ende përfaqësuesit e tyre për komisionin zgjedhor, duke e bërë të pamundur plotësimin e këtij organi kyç për procesin e konstituimit.

banner

“Pavarësisht ftesave të përsëritura, partitë në fjalë nuk kanë ofruar emrat e përfaqësuesve të tyre për komisionin zgjedhor,” deklaroi Dehari, teksa bëri një përpjekje të fundit për të marrë propozimet e munguar. Por sikur edhe në 24 seancat e kaluara, mungesa e vullnetit politik bllokoi sërish çdo përparim.

Kryesuesi më pas ftoi deputetët për të votuar krijimin e komisionit zgjedhor, një hap procedural i imponuar nga kryesuesi Avni Dehari i udhëzuar nga partia Vetëvendosje për organizimin e zgjedhjeve të feshhta për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Nga deputetët e pranishëm, 51 votuan pro, 1 kundër dhe nuk pati asnjë abstenim. Mungesa e kuorumit bëri që votimi të mos ketë efekt dhe seanca u ndërpre.

Kjo situatë po shkakton një krizë të zgjatur institucionale, ndërsa qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë po shprehin shqetësim për bllokimin e funksioneve demokratike në vend. Me çdo ditë që kalon, po rritet presioni ndaj partive politike për të lënë anash interesat partiake dhe për të vepruar në interes të qytetarëve dhe të shtetit.

Kuvendi i Kosovës mbetet ende i pakonstituuar, ndërsa ardhmja e proceseve politike në vend mbetet në një pikë kritike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy