Fundosje historike! Zikaltërit dështuan, Italia zhytet në makthin e Championsit

by informim peje

Interi nuk kishte si të përjetonte një mbrëmje më të errët se ajo në Mynih. Humbja dërrmuese me rezultat të thellë shënon jo vetëm një plagë të re për klubin zikaltër, por edhe një tjetër goditje për imazhin e futbollit italian në arenën më të madhe evropiane – finalet e Champions League.

Edhe pse përballja e humbur e kësaj fundjave mund të shihet si një zhgënjim momental, ajo në të vërtetë është pjesë e një prirjeje më të gjerë e të dhimbshme: skuadrat italiane kanë bilancin më negativ në finalet e Championsit ndër të gjitha vendet e mëdha të Evropës. Nga 30 finale të luajtura, vetëm 12 janë fituar, ndërsa 18 janë humbje.

banner

Interi zhytet në negativ
Para kësaj disfate, Interi ruante një bilanc të barabartë në finalet e luajtura: 3 fitore dhe 3 humbje. Por pas kësaj humbjeje të thellë, që i lë pak vend për alibi, raporti bie në 3 me 4, duke zhytur edhe më tej klubin milanez në një histori të trazuar evropiane.

Milani, përjashtimi i artë
E vetmja skuadër italiane që mbetet me bilanc pozitiv është Milani: 7 trofe të fituar në 11 finale, me vetëm 4 humbje. Një rekord që i jep ende lavdi emrit të klubit kuqezi në Evropë, ndonëse vitet e fundit kanë qenë më pak të ndritura.

Juventusi – mbreti i zhgënjimeve
Kur bëhet fjalë për disfatat në finale, asnjë ekip nuk i afrohet Juventusit. “Zonja e Vjetër” ka luajtur 9 finale dhe ka fituar vetëm 2 (në vitet 1985 dhe 1996), duke humbur plot 7 herë – rekord absolut zhgënjyes për një klub me histori të pasur brenda Italisë.

Finalet e harruara
Edhe klubet e tjera italiane që kanë prekur finalen një herë të vetme kanë dështuar ta kurorëzojnë ëndrrën: Roma humbi me penallti ndaj Liverpoolit në 1984, Sampdoria u mposht nga një goditje dënimi e Ronald Kuman në 1992, ndërsa Fiorentina u dorëzua përballë Real Madridit që në vitin 1957.

Finalja e Mynihut ishte më shumë sesa një humbje për Interin – ishte një rikujtim brutal i krizës kronike të sukseseve italiane në skenën më të madhe të futbollit evropian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy