Igli Tare synon goditjen e madhe: Luka Modric, emri që po ‘valëzon’ në zyrat e Milanit

by Nexhat

AC Milan ka nisur një fazë të re ndërtimi nën drejtimin e Massimiliano Allegrit dhe drejtorit të ri sportiv Igli Tare.  

Me fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri, strategjitë dhe prioritetet në afatin kalimtar kanë ndryshuar ndjeshëm, duke përfshirë objektiva të profilit të lartë. 

banner

Sipas raportimeve të besueshme nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, një nga emrat që është përmendur në diskutimet e brendshme të klubit është legjenda kroate Luka Modrić. 

 Igli Tare, drejtuesi shqiptar i sapoemëruar te kuqezinjtë, thuhet se ‘ëndërron’ të sjellë në ‘San Siro’ ish-mesfushorin e Real Madridit. 

Modrić, i cili u largua nga Real Madrid këtë verë pas një epoke të lavdishme me mbi një dekadë suksese dhe trofe, ka marrë disa oferta nga klube në mbarë botën, përfshirë nga MLS dhe Arabia Saudite

Megjithatë, sipas Romanos, lojtari nuk është në nxitim për të vendosur destinacionin e tij të radhës. 

Aktualisht, nuk ka një ofertë zyrtare nga Milan për Modrićin, por fakti që emri i tij është përmendur në tavolinat e afatit kalimtar të klubit tregon ambicien e Tares për të sjellë eksperiencë dhe cilësi të lartë në mesin e fushës. 

 Duke pasur parasysh stilin e lojës së Milanit dhe mungesën e një dirigjenti me përvojë në mesin e fushës, një profil si ai i Modrić do të ishte i çmuar

Nëse Milan do të konkretizojë një përpjekje për të bindur kroatin, do të varet shumë nga dëshirat e vetë lojtarit, i cili, deri më tani, nuk ka dhënë sinjale të qarta për destinacionin e ardhshëm

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy