Ministri Maqedonci pret diplomatin japonez Tanigaki: Kosova dhe Japonia, partnerë të qëndrueshëm në Evropën Juglindore

by engel

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki, në një takim që vlerësohet si konfirmim i marrëdhënieve të ngushta dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci tha se Kosova dhe Japonia ndajnë qëndrime të përbashkëta për rrethanat gjeopolitike në botë dhe vlera të përbashkëta demokratike e humane, duke nënvizuar se bashkëpunimi mes dy vendeve do të thellohet më tej, me Kosovën si një partner kyç i Japonisë në Evropën Juglindore.

banner

“Takimet me përfaqësues të Japonisë janë gjithmonë të veçanta, jo vetëm pse Japonia ishte ndër vendet e para aziatike që njohu pavarësinë e Kosovës, por edhe për shkak të lidhjes emocionale që kam me këtë shtet, ku kam pasur rastin të trajnohem për pesë muaj gjatë shërbimit tim në Forcën e Sigurisë së Kosovës,” shkroi ministri.

Maqedonci theksoi se marrëdhëniet me Japoninë janë të bazuara në respekt të ndërsjellë dhe përkushtim për paqe dhe siguri globale, ndërsa falënderoi diplomatin Tanigaki për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i jep institucioneve dhe forcave të sigurisë së Kosovës.

Japonia ka luajtur gjithmonë një rol aktiv përmes projekteve të zhvillimit, mbështetjes institucionale dhe partneriteteve strategjike me vendet e rajonit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy