Në mes të bllokadës dhe alarmit të bizneseve, Kurti shkruan për pagën mesatare: Rritja më e lartë ndonjëherë – inflacionin e “harron”

by Nexhat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk po harron bëjë “lojë me shifra”, për sa i përket pagës minimale në Kosovë, por po e “harron” inflacionin – sidomos atë të produkte ushqimore, me të cilën po ankohen konsumatorët.

Kurti të hënën shpërndau një postim të ministrit në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se paga mesatare për 2024 është 598 euro, duke e quajtur “rritje historike”.

banner

Madje, ai shkoi me larg, duke e cilësuar Qeverinë Kurti “si më miqësoren me bizneset”, në kohën kur shumë biznese po alarmojnë për kolapsim shkak i “daljes së dhunshme në tregun e hapur energjetik”.

E Kurti thotë se kjo rritje e pagave mesatare është më e madhe sesa e gjithë rritja e pagës mesatare marrë së bashku në shtatë vjet të qeverisjeve të kaluara.

“Në vitin 2024, krahasuar me katër vjet më parë, paga mesatare në sektorin privat është rritur për 50% (neto) përkatësisht 57% (bruto). Nga mbështetja që i kemi dhënë sektorit privat kanë përfituar edhe bizneset edhe punëtorët, edhe shteti edhe qytetarët. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës paga mesatare në sektorin privat në vitin 2024 ka shënuar rritjen më të lartë ndonjëherë krahasur me vitin paraprak – kjo rritje është më e madhe sesa e gjithë rritja e pagës mesatare marrë së bashku në shtatë vjet të qeverisjeve të kaluara”, ka shkruar Kurti. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy