“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

by Nexhat

Teksa shumë gjëra mbeten të panjohura për jetën e Gonxhe Bojaxhiu, Lirie Berisha zbulon disa detaje të cilat nxjerrin në pah dashurinë që Nënë Tereza kishte për atdheun dhe çdo element të saj.

E ftuar në studion e emisionit “Opinion”, Berisha shprehet se Nënë Tereza, edhe pse ishte e pajisur me pasaportë indiane, ajo udhëtonte kudo me mjet identifikimi shqiptar.

banner

Nuk dihet se ku e gjeti pasaportën shqiptare, por e sigurt mbetet se Nënë Tereza udhëtonte me mjet identifikimi kuq e zi, gjë që padyshim tregon dashurinë që ajo kishte për Shqipërinë dhe e shfaqte hapur kudo.

Lirie Berisha

“Ajo kudo që udhëtonte, udhëtonte me pasaportë shqiptare. Nuk e di të them se ku e gjeti dhe si e gjeti. Udhëtonte me pasaportë shqiptare”, tha ajo.

Dashuria për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe e Nënë Terezës vinte dhe përmes faljes dhe lutjes. Këto të fundit bëheshin nga Nënë Tereza në gjuhën shqipë, diçka që ngrinte kuriozitet për motrat e tjera pasi nuk kuptonin faljen dhe lutjen e saj.

“Më ka bërë shumë përshtypje një vizitë në Budapest. Isha e ftuar nga zonja e parë hungareze, për të inauguruar një bust të Nënë Terezës edhe një rrugë të Nënë Terezës dhe kur shkoj aty takoj e motrat e Nënë Terezës. Ato më ftuan qe t’i vizitoj shtëpinë e tyre. Kur shkoj të vizitoj shtëpinë, një prej motrave më thotë: Nënë Tereza lutej e falej në këtë cep të dhomës. Ne kemi ruajtur disa gjëra të saj, stilolapsa, gjëra të vogla, kryqe. Kur ajo lutej e falej, në një gjuhë që ne nuk e kuptonim. Kemi pyetur motër Nirvanën, e cila ishte motra që e shoqëronte, që ne nuk e kuptojmë Nënë Terezën çfarë flet kur falët. Nuk e kuptoni se ajo falet dhe flet në gjuhën e saj. Kjo më bëri shumë përshtypje”, tha Berisha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy