Nga pluhuri në shkëlqim – Rama tregon rrugën që po “shndrit” Ksamilin

by informim peje

Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm me një postim optimist në rrjetet sociale, duke shpërndarë pamje të transformimit të aksit kryesor në Ksamil.

Në postimin e tij në Facebook, kreu i qeverisë thekson se ky investim synon të përmirësojë infrastrukturën urbane dhe të përmbushë nevojat e një destinacioni që vit pas viti po tërheq më shumë turistë.

banner

“Mirëmëngjes dhe me aksin kryesor të Ksamilit, të transformuar në një rrugë të bukur urbane për makinat, po edhe për këmbësorët, për t’i shërbyer më së miri rritjes së përvitshme të turizmit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos që shfaq rrugën e re me trotuare të sistemuara, ndriçim publik dhe gjelbërim dekorativ.

Transformimi i këtij aksi vjen si pjesë e përpjekjeve për ta kthyer Ksamilin në një prej pikave turistike më të organizuara të jugut, në një kohë kur pritet një sezon veror me numër të lartë vizitorësh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy