Përplasje në Kuvendin Komunal të Prishtinës për krizën me mbeturinat: Opozita e ekzekutivi shkëmbejnë akuza

by Nexhat

Seanca e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Prishtinës, e mbajtur të hënën, u shoqërua me debate të ashpra ndërmjet asamblistëve, kryesisht për krizën me mbeturinat që ka përfshirë kryeqytetin pas ndërprerjes së shërbimeve nga kompania “Pastrimi”.

Megjithëse kjo çështje nuk ishte e përfshirë fillimisht në rendin e ditës, Kuvendi miratoi propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për të hapur diskutimin lidhur me mundësinë e subvencionimit të pagave të punëtorëve të “Pastrimit”.

banner

Asamblisti i LVV-së, Gëzim Sveçla, kritikoi ashpër gjendjen aktuale me mbeturinat dhe e cilësoi këtë krizë si më të rëndën në 25 vitet e fundit. “Ndërmarrja ‘Pastrimi’ ka funksionuar për dekada.

Kurrë më parë nuk kemi parë një situatë të tillë. Kjo është krizë e prodhuar nga kjo qeverisje”, tha ai.

Sveçla kritikoi edhe thirrjet e komunës drejtuar qytetarëve për të paguar faturat për mbeturinat, duke i cilësuar ato si formë bojkoti ndaj qytetit.

Nga ana tjetër, shefi i grupit të PDK-së, Leutrim Retkoceri, akuzoi drejtpërdrejt drejtorin e Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, dhe kryetarin Përparim Rama se përmes kontratave të negociuara me operatorë privatë kanë pasur për qëllim të dëmtojnë qëllimisht kompaninë “Pastrimi”.

Drejtori Brestovci reagoi ndaj akuzave duke hedhur përgjegjësinë te menaxhmenti i “Pastrimit”, për mungesën e kontratës me Komunën.

“Si mund të paguajmë me para publike dikë me të cilin s’kemi kontratë? Përgjegjës është kryeshefi i ndërmarrjes,” tha ai, duke komentuar borxhin e pretenduar prej 2.7 milionë euro nga “Pastrimi”.

Edhe asamblisti i pavarur, Berat Lahu, kërkoi ndërhyrje të menjëhershme, duke propozuar shkarkimin e menaxhmentit të “Pastrimit” nga një komision i ri aksionarësh.

Ai akuzoi ndërmarrjen për punësime të militantëve politikë të PDK-së dhe theksoi pabarazinë mes stafit administrativ dhe atij operativ në terren.

Për këtë borxh të pretenduar, nënkryetari i Komunës, Shkëmb Manaj, tha se çështja do të zgjidhet në gjykatë përmes një procedure të ndërmjetësimit.

Sipas tij, gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, Komuna nuk ka asnjë kontratë të nënshkruar me “Pastrimin” dhe për këtë arsye nuk ka bazë ligjore për pagesë.

Seanca, e cila është e pesta për vitin 2025, është aktualisht në pauzë, ndërsa tensionet politike dhe menaxheriale vazhdojnë të mbeten të theksuara në sfondin e krizës së pastrimit në Prishtinë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy