29
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur të shtunën pas mesnate në fshatin Pavlan të Pejës.
Sipas policisë, drejtuesi i automjetit derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij ka humbur kontrollin mbi automjetin, me ç’rast është rrokullisur dhe përfshirë nga zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore, zjarrfikësit si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e vozitësit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.