Ra nga çatia e kishës në Korçë, prifti ndërron jetë në spital

by informim peje

Pas gati dy javësh në betejë me jetën në spital, ka ndërruar jetë prifti Kristaq Viso, i cili pësoi një aksident të rëndë më 19 maj, gjatë punimeve në çatinë e Kishës së Shën Triadhës në Korçë. Lajmi është konfirmuar nga Mitropolia e Shenjtë e Korçës përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, duke shprehur ngushëllimet më të thella për familjen dhe besimtarët.

Atë Kristaq Viso, i njohur për përkushtimin e tij në shërbimin fetar dhe komunitetin, ishte klerik në kishën e Shën Thomait në fshatin Çiflig. Ai kishte shkuar vullnetarisht për të ndihmuar në riparimin e çatisë së Kishës së Shën Triadhës, e cila ndodhet në varrezat publike të qytetit të Korçës. Gjatë punës, ai ra nga një lartësi e konsiderueshme, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe trup.

banner

Pas incidentit, ai u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku qëndroi në gjendje kritike për disa ditë. Megjithë përpjekjet e mjekëve, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë më 1 qershor.

Në postimin e saj prekës, Mitropolia e Korçës shkruan:

“Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso! Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve! I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirtin e tij me shenjtorët në gjirin e Avrahamit në Mbretërinë e Qiejve!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy