Rafuna paralajmëron se nuk do t’i ndalin protestat: Bizneset nuk munden me përballu faturën 300 për qind

by informim peje

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna ka paralajmëruar se nuk do t’i ndalin protestat në rast se nuk ka lëvizje nga ana e Qeverisë, sa i përket vendimit të ZRrE-së për dalje në treg të lirë të energjisë për biznese.

Rafuna ka thënë se Këshilli do të mblidhet sot dhe do të propozojë hapat e ardhshëm dhe bizneset do të vendosin se si do të veprojnë ditët në vijim.

banner

“Është çështje që biznesi e ka ngrit dhe kurrë nuk ka qenë më i vendosur se sa kësaj here dhe e keni parë se të gjitha bizneset janë me një zë edhe jo anëtar të Odës janë bashkuar për ta kundërshtuar këtë vendim për mos me shkatërru biznese mos me shkatërru ekonomi. Nuk mundet me përballu faturën 300 për qind, nuk mundet asnjë biznes nuk e ka këtë mundësi në Kosovë, ashtu kështu janë duke hecur në teh të thikës për shkak të shumë sfidave që i kanë, shto edhe kjo i mbyllë, kjo është ai grushti i fundit”, ka thënë Rafuna. /Gazeta10

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy