Liverpooli ka marrë një ‘Jo’ nga Bayer Leverkusen pas ofertës së parë për Florian Wirtz.
Sipas gazetës gjermane Bild, oferta prej 135 milionë eurosh e Liverpoolit për Florian Wirtz është refuzuar nga Bayer Leverkusen.
Klubi anglez po përpiqet të negociojë një marrëveshje më të favorshme financiarisht, ndërsa Leverkuseni mbetet i vendosur për të marrë 150 milionë euro.
“Mbetet e paqartë nëse diferenca prej 15 milionë eurosh do të mbulohet përmes një pagese fikse apo bonuseve lehtësisht të arritshme”, shkruan Bild.
Megjithatë, pavarësisht këtij ngërçi, Leverkusen nuk beson se marrëveshja do të dështojë.
Liverpooli thuhet se ka marrë dritën e gjelbër nga pronarët për të përmbushur kërkesën financiare prej 150 milionë eurosh.
Negociatat janë duke vazhduar, por për momentin nuk është diskutuar për përfshirjen e ndonjë lojtari në marrëveshje
Wirtz shihet si objektiv madhor për ‘The Reds’, ndërsa Bayer po luan me kujdes për të ruajtur vlerën e tij në treg.