Gazetari Ilir Mirena, ka komentuar në “Pressing” të T7, përplasjen me Saranda Bogujevcit.
Ai ka thënë se asaj nuk i është dëgjuar zëri për aferat e korrupsionit gjatë Qeverisë Kurti.
Tutje, Mirena ka thënë se “nuk e di si Bogujevci ka mundur t’ia zgjas dorën Daçiqit”, duke shtuar se çdo fmailja ka dhënë diçka.
“Nuk iu ka dëgju zëri për çka ka ndodhur gjatë këtyre viteve, sa afera, sa korrupsioni është publikuar nga mediat e kolegët tanë. Kjo bëhet avokate e këtyre aferave korruptive dhe sulmon njerëz majtas e djathtas”.
“Tek e fundit edhe unë e kam publiku atë fotografinë me Daçiqin dhe ia kam përmend takimin në Beograd, nuk është e drejtë prej sa me përdor këtë gjuhë, tek e fundit edhe Saranda Bogujevci me krejt tragjedinë që iu ka ndodh nuk ka ndonjë kontribut më të veçantë në krejt familjet kosovare në këtë vend. Atë ofertë që kjo ka shku në Beograd, me dorën e djathtë të kasapit Millosheviq, nuk e di qysh ka mundur me ia zgjatë dorën atij njeri”, ka thënë ajo.