“The Wanted” – Kapet në Tepelenë 37-vjeçari nga Kosova, ishte në kërkim ndërkombëtar

by informim peje

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, duke vënë në pranga një 37-vjeçar. Albion Kalemi u kap në Tepelenë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës.

Ndaj tij ishin lëshuar 2 urdhër arreste nga Gjykata e Pejës, për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje. Pritet ekstradimi i 37-vjeçarit në Kosovë.

banner

Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar

Kjo fazë, rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, DVP Gjirokastër dhe FAST Kosovës në koordinim nga rrjeti ENFAST.

Me 2 urdhër arreste nga Gjykata e Pejës, për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje, kapet me qëllim ekstradimin, 37-vjeçari.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, nga rrjeti ENFAST, ndërmjet homologëve në njësisë FAST, në Shqipëri dhe në Kosovë, u kap në Tepelenë në vijim të operacionit “The wanted”, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës, A. K., 37 vjeç, i lindur në Tepelenë.

Gjatë vitit 2024, Gjykata Themelore e Pejës ka lëshuar 2 urdhër arreste për këtë shtetas. Konkretisht njërin për kultivim të bimëve narkotike dhe tjetrin për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.

Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit A. K., në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy