Pas lajmit për kanabis, Elvis Pupa shpërndan një mesazh reflektues në Instagram

by jonzefaj

Aktori dhe humoristi shqiptar, Elvis Pupa, ka thyer sërish heshtjen pas lajmit që bëri bujë pak ditë më parë, ku ai u përball me akuza për kultivim kanabisi nga autoritetet australiane.

Përmes një videoje të shpërndarë në Instagram, ish-banori i “Big Brother VIP Albania” zgjodhi të mos merrej drejtpërdrejt me çështjen ligjore, por të ndajë një reflektim të thellë mbi rritjen, pritshmëritë shoqërore dhe presionin për të qenë “perfekt”.

banner

Më poshtë keni fjalimin e plotë të Pupës:

“Të gjithë synojnë të jenë perfekt. Unë kam lindur në fund të viteve ’70 dhe të jetoje fëmijërinë tënde në vitet ’80… obobo… Gjithmonë na thonin: ‘Mos fol, ha çfarë të kemi vendosur ne përpara.

Por atëhere lale, s’kishe shanse të gaboheshe, mos të guxoje të gaboheshe, sepse atëherë nuk ishe njeri, ishe turpi i familjes, turpi i fisit, turpi i shoqërisë, turpi i shkollës dhe turpi i lagjes. Si rrjedhojë, prindërit thonin: ‘Ky nuk është kalamani im. Nuk e kam edukuar kështu unë këtë’.

Prindërit tanë ishin perfeksionist. Ata po. Dhe jo të llojit që thjesht ta mbajnë shtëpinë pastër, se ajo dihet që kur vinin komshinjtë, vinte prova e dy gishtave, që nuk kishte laborator që ja kalonte testimit të tyre se kur ishte hera e fundit që i kishe marrë pluhurat në shtëpi. Perfeksionizimi ishte i tipit që një fjalë ta thoje gabim, prindërit nuk të flisnin me gojë një javë, madje nuk të shihnin me sy. Kalonin afër teje… Gjithmonë thoja, ‘Si ka mundësi që nuk më shkelin. Kalojnë kaq perfekt anash sikur unë nuk ekzistoj’.

E kështu ti rritesh me idenë që duhet të rritesh perfekt. Duhet të ecësh siç duhet dhe të sillesh siç duhet. Në fund nuk përfundon njeri, por një robot me ankth. Perfeksionizmi nuk është virtyt.

Është një helm emocional, po me emër trendi. Nuk është ambicie vëlla. Nuk është sukses, por është një zë brenda kokës që të thotë gjithmonë: ‘Ti nuk je duke bërë akoma mjaftueshëm’, pavarësisht se ti ke dhënë gjithçka, edhe shpirtin. Ironia është që prindërit tanë nuk na urrenin, e kundërta. Ata donin që ne të ishim perfekt që bota të na vlerësonte, mos të na shkelte me këmbë.

Po bota prapë të shkel me këmbë dhe e bën me buzëqeshje, të shkel me klas.

Nuk e them këtë për miratim, as nuk më intereson mendimi juaj, sepse jeta ime personale është personale. Nuk më keni borxh asgjë e as unë ju. Aspak”.

https://www.instagram.com/reel/DKb4zAGoFto/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy