“7 të diela”, Cila mund të jetë data e zgjedhjeve lokale në – Drejtori i IKD Ismet Kryeziu sqaron procesin: A mund të ketë dy palë zgjedhje njëkohësisht?

by Nexhat

Ismet Kryeziu, drejtor i KDI, ka thënë në “Pressing” të T7, se janë 7 të dielë për të pasur zgjedhje lokale.

Ai tha se fillon nga 5 tetori deri në 16 nëntor.

banner

Ai tha se kjo arrihet varësisht nga konsensusi mes partive politike dhe presidents.

“Potencialisht tahs I kemi shtatë të diele, nga 5 tetori fillojnë deri më 16 nëntor e diela e fundit kur mund te jetë ditë zgjedhore. Kjo është periudha varësisht nga konsensusi që arrijnë partitë politike e presidentja”.

“Mendoj me konsensun e subjekteve politike do arrijnë një datë, por ne jemi në një shtet jofunksional ku s’kemi Kuvend e Qeveri dhe po hyjmë në afatin kohor ku presidentja i shpall zgjedhjet, fillon fushata zgjedhore. Tani veç ka filluar”, ka thënë ai.

Ndërsa, skenari që zgjedhjet parlamentare të mbahen bashkë me ato lokale, sipas Kryeziu është e dëmshme për demokracinë.

“Tendenca për me i fut zgjedhjet parlamentare në një ditë me ato lokale, besoj që ka me qenë e dëmshme për demokracinë. Nëse vjen si iniciatië e subjekteve politike, por jo nga presidentja”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy