Aksident i rëndë në Elbasan: Tri makina përplasen, një person në gjendje kritike

by informim peje

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Elbasanit, në rrugën që lidh Universitetin “Aleksandër Xhuvani” me përroin e Zaranikës, në lagjen Haxhias.

Në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë njëri prej të lënduarve paraqitet në gjendje kritike, pasi ka marrë fraktura në kokë.

banner

Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve apo gjendja e tyre shëndetësore, por ekipet e emergjencës dhe policisë ndodhen në vendngjarje dhe po japin ndihmën e parë.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë e këtij incidenti të rëndë.

Ndërkohë njëri prej të lënduarve paraqitet në gjendje kritike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy